“PPA braktis përfundimisht PD”/ Agron Duka reagon ndaj lajmit: Media më mashtruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para dy ditësh shqiptarja.com ka shkruar se situata brenda Partisë Demokratike ka bërë që Agron Duka të marrë një vendim, të shkëputet përfundimisht nga e djathta. Kjo media pretendon se përmes një postimi në Facebook, Duka ka shkruar se Partia Agrare Ambientaliste do të dalë në zgjedhjet e ardhshme e vetme, pa u përfshirë në koalicione politike.

Sipas kësaj media, Duka është shprehur se në zgjedhjet vendore të 2023 PPA do të prezantohet me identitetin e saj me fokus agrar e mjedisor. Në lajm thuhet gjithashtu se Duka është shprehur se PPA do të jetë e hapur për të bashkëpunuar me forca të reja politike.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Duka i cili e ka mohuar lajmin dhe e ka akuzuar median shqiptarja.com për mashtrim.

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

Ju jeni gazeta më mashtruese në vend. Nuk hiqni dorë nga mashtrimet. Më gjeni një vend ku Duka e ka thënë këtë.
Nuk ka.
Nuk ka sepse nuk e ka thënë.
Në Këshillat Bashkiak normal që do kandidohet më vete, por asnjëherë me Pushtetin siç do kishte qef gazeta juaj mediokre.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Lajme të tjera

Web TV