Foto në celularin e Dumanit/ Zbardhet porosia për të ‘hequr qafe’ oficerin e policisë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, nuredin Dumani.

Hetuesit kanë arritur të mësojnë se si ish-shefi i hetimit në Policinë e Elbasanit është kërcënuar me jetë, ndërsa fotoja e tij i ishte dërguar Nuredin Dumani që të eliminohej.

Në vitin 2020, dy ngjarje kriminale ndodhën brenda një harku të shkurtër kohor të cilat tronditën Elbasanin. Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj çuan në pranga dy persona, Xhuljano Hoxha dhe Ergis Halili, ndërsa si organizator u akuzua Erion Alibej, i cili ndodhej në burg.

Hetimet e zhvilluara nga ish-drejtuesi i sektorit të vrasjeve prangosën tre persona, ndërsa ngjarjet ishin drejt zbardhjes. Pikërisht në këtë moment, mësohet se ka ndodhur dhe kërcënimi me jetë që i është bërë oficerit të policisë.

Burime pranë hetuesve thanë se fillimisht oficerit i është bërë kërcënim verbal në burgun ku mbaheshin të dyshuarit, ndërsa më pas porosia për eliminimin e tij kishte mbërritur në celularin e Nuredin Dumanit.

Ka qenë Henrik Hoxhaj, bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë, i cili ka dhënë detaje mbi ngjarjen dhe porosinë për eliminimin e oficerit, ndërsa Dumani ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet fotografisë së tij.

Mësohet se që nga ajo kohë oficeri i Policisë u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa ende nuk ka marrë mbrojtje për familjen e tij.

Çdo ditë publikohen fakte të reja rreth vrasjeve të kryera nga grupet kriminale dhe vrasësit me pagesë. Por ende nuk janë ata që mendohen si ‘peshqit e mëdhenj’.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV