Haxhi Rama, 79 vjetori i “Mjeshtërit të Madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Haxhi Rama ka lindur më 29 maj 1943 në Durrës, ku kreu dhe shkollën e mesme. Në vitet 1961-1965 kreu studimet në shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Që nga viti 1965 kur u emërua në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, e deri në fund të karrierës së tij punoi në këtë institucion si aktor, regjisor dhe libretist i teatrit dhe që nga viti 1986 si regjisor i varietesë. Në vitin 1975 ka kryer kursin e regjisurës. Ka fituar disa çmime në konkurse kombëtare si për krijimtarinë letrare dhe për aftësitë regjisoriale.
Ka shkruar rreth 15 drama e komedi, mbi 100 skeçe, dhjetra tekste këngësh dhe ka vënë në skenë mbi 80 premiera varieteje. Është ftuar dhe ka punuar si autor-regjisor në disa teatro të vendit si Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat e Lushnje. Në vitin 2000 i është dhënë titulli “Mjeshtër i Madh” dhe në vitin 2008 Këshilli Bashkiak i qytetit e ka shpallur “Qytetar Nderi i Durrësit”

Urim nga Kadri Tarelli

Kartolinë Haxhi Ramës për ditëlindje!

Xhixhi skenën ngjit, dora penë floriri,
Vargje përmbi këngë, libra dhe komedi.
Nga rrënjët bleron porsi degë ulliri,
Kurorë mbi thinja, nuk ndjen pleqëri.

Shkrimet qëndisur, plot dashni e mall,
Dallgësh spërkatur me pak kripë deti.
Frymëzim përcolle, në skenë e festival,
Me lavdi dhe çmime, krenohet qyteti.

Në kafe mes shokësh, pëlqehet shakaja,
Me rrëfenja dhe humor, puro durrsak.
Rakia në buzë, dehur nga kafeja,
Shijon, kur qesh dhe pi pak nga pak.

Buzëqeshjet tona, nga nektari zgjedhur,
Shtrydhur nëpër hoje, mjaltë i pa tretur,
Pikuar mbi libra, si pikturë e zverdhur,
Qullur, rrudhur, tharë, në kujtesë mbetur.

Lexo edhe :  Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Si puhi korriku, shpirti ynë dehur,
Valë deti lodhur, shtrirë përmbi zall.
Copa frymë jete, në gji mbajmë fshehur,
Qeshim, qajmë, shajmë, kur kemi mall.

I mblodhe rrëfenjat, plot aromë bliri,
Mbirë ndër oborre dhe gurë sokaku,
Thërret Osman Rexhën, të shkundet nga hiri,
Të ndezë buzëqeshje, në çdo shpirt durrsaku.

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV