Një portret i Moikomit për Kadarenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enver Kushi

Në një nga ditët e kulmit të pandemisë, kur Tirana ishte nën pushtetin e plotë të makinave të policisë dhe urgjencave të shëndetësisë, gjeta në një nga dosjet e arkivit tim modest, krahas 25 letrave që miku im I paharruar, Moikom Zeqo, më ka dërguar që nga janari I vitit 1972 e deri ato që ai m’i ka shkruar në vitet 1996-1997, kur ishte në SHBA, për studime, edhe një portret të Kadaresë, punuar nga Moikomi, me bojëra tushi. E mora menjëherë në telefon, ku i thashë, se në qiellin e Tiranës dhe drurët e rapeve me gjethe të sapoçelura, janë shtuar zogjtë dhe se në Gjirokastër, siç me telefonoi po atë ditë Thanas Dinua, kishte ardhur një çift lejlekësh… Gjithashtu i thashë, nëse kishte dëgjuar ose parë në Tv fjalimin prekës të kryetarit të Bashkisë së Bergamos, ku mes të tjerash fliste edhe për lotët e statujave të qytetit, në ato ditë të dhimbshme për Veriun e Italisë. Ai më dëgjonte me vëmendje dhe më tha, se kishte gjetur disa blloqe të vegjël, me poezi të shkruara në vitin 1973 dhe disa të tjera shkruar në vitin 1993. Do t’i bëj gati për botim, më tha dhe jam i bindur, se sapo të hapen shtypshkronjat, do t’i dërgoj menjëherë. I thashë, se edhe unë po zbardh ditarin, që kam mbajtur kur ti ishe shtruar vitin e shkuar në spital. Kam gjetur edhe letrat që më ke dërguar ti Tovi, si dhe një vizatim për Kadarenë. Nuk ka datë i thashë, por me siguri mund të jetë pikturuar në fillim të viteve ’90, ose më vonë. Unë kam bërë disa portrete të Kadaresë, tha Moikomi. I thshë, se i kisha parë këto në ekspozitën që çeli me pikturat e tij, kur ishte drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Më dëgjonte me vëmendje, ndërsa unë i thashë, se portreti i Kadaresë është vizatuar në profil. Është një portret ekspresionist, thashë, ndonëse unë jam profan në fushën e pikturës. Flokët e Kadaresë i ke bërë me ngjyrë blu dhe mbi blunë e tyre ke hedhur me penelata të shpejta ca vija të çrregullta me ngjyrë të zezë. Edhe konturet e portretit në profil, i ke bërë me ngjyrë të zezë. Edhe skeletin e syzeve po ashtu me të zezë, nga ku më bën përshtypje, vështrimi përtej kohërave i syrit të Kadaresë. Pjesën e ballit dhe gjithë fytyrën në profil i ke bërë me ngjyrë jeshile, është një jeshile, që e bën më shprehës dhe ekspresiv portrtetin e Kadaresë së madh. Edhe ngjyra e verdhë në sfond, ose më saktë në horizont, nga ku hedh vështrimin Kadareja, flet shumë…

Lexo edhe :  “Botimet Jozef”, nxorri nga botimi 5 libra të rinj të autores Raimonda Moisiu -Sade

Ai qeshi e më tha që ta vendosja në një kornizë portretin e Kadaresë dhe kur të takoheshim bashkë, donte ta shihte. Ne u takuam disa të shtuna, kur u lirua disi gjendja e pandemisë në Tiranë, por unë harrova ta marr me vehte për t’ja treguar Moikomit. Tani që ai ka shkuar nga 15 qershori, pra në qeshorin e ditëlindjes dhe ditëmortit, duke lënë një boshllëk të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare, portretin e Kadaresë, vizatuar nga ai, si dhe një pikturë të një vajze nudo dhe një tjetër me një pyll bredhash, që sa herë e shoh, ndjej erërat që lëvizin në të dhe ca zëra pylli, si në tregimet e Paustovskit, do t’I ruaj si kujtime të sjhtrenjta.

Ky portret i Kadaresë, i realizuar nga Moikom Zeqo, sa herë e shoh më kujton një intervistë të tij, për takimin e parë me Kadarenë : “Për herë të parë e kam takuar në ’64-ën, pranë vilës së Musa Jukës, ku edhe gjendej edhe Lidhja e Shkrimtarëve e gazeta “Drita”. Ende s’i kisha të 15-at. E kujtoj me atë pardesynë me spaleta, kur sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik. Ishte i vetmi, që kishte një pamje mjaft simpatike, prej shkrimtarëve. Diçka që tek të tjerët nuk e vëreja. Prej kësaj periudhe, derisa u largua në Francë, unë kam qënë njeri i shtëpisë tek ai e po ashtu e anasjellta. Edhe Kadare vinte shpesh në Durrës”.

Mendoj se Moikom Zeqo, në këtë vizatim të hedhur në një letër kartoni të hollë, me dimensione 17 x 24 cm, vite më vonë, ka pikturuar imazhin kur e ka takuar për herë të parë Kadarenë. Të paktën këtë mendim kam unë, për njerin nga portretet e Kadaresë, që ka realizuar miku im i shtrenjtë dhe i paharruar Moikom Zeqo.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV