E rëndë në Itali/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i pajetë i një gruaje gjysmë të zhveshur është gjetur mbrëmjen e djeshme pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana në provincën La Spezia (Itali).

Sipas asaj që mësohet rreth trupit është gjetur shumë gjak, nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje para se të hidhej në përrua.

Rai News shkruan se gruaja është e moshës 30 deri në 40 vjeç dhe dyshohet se është me origjinë shqiptare.

Identifikimi është ende në vazhdim nga autoritetet.

Pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale.

Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër dhe është hedhur aty, pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo pushke.

Trupi i pajetë u gjet pak pas orës 02:00 të natës së kaluar.

Megjithatë, do të jetë autopsia ajo që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV