Pamjet e arrestimit të autorëve të grabitjes, momenti kur polici nxjerr armën nga uji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti kur arrestohen autorët e grabitjes së bankës në Koplik, Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

Në pamjet e policisë shfaqet dhe momenti kur efektivi nxjerr nga uji armën kallashnikov që është përdorur gjatë grabitjes nga autorët. Nga hetimet rezultoi se armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov. Aktualisht është duke vijuar kontrolli për të bërë të mundur gjetjen e armës tjetër.

Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të autorëve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht: Në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.

Po në vijim të operacionit është kontrolluar edhe banesa e Albin Shabajt, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës. Atij iu gjetën 9 kilogramë kanabis. Për pasojë, Albin Shabaj, vëllai i tij, Altin Shabaj dhe babai i tyre Ermir Shabaj, u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Ramiz Nikdukajt, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së tij. Për pasojë Nikdukaj është vënë në pranga. Në flagrancë u kapën edhe dy persona nga Cërriku i Elbasanit, A. L, 43 vjeç dhe B. K., 64 vjeç”, të cilët punonin në ambientin ku kultivoheshin bimët narkotike.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Djali i Nikdukajt, Almir Nikdukaj është shpallur në kërkim, ndërsa vajza e tij, është proceduar në gjendje të lirë. 2 elektricistë të zonës janë proceduar po ashtu në gjendje të lirë.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV