“Guardiola mbështet Lewandowskin”/ Titujt e mediave kryesore sportive

Disa nga titujt kryesorë sportivë të gazetave europiane:

Gazeta spanjolle “Sport” hapet me titullin: Guardiola mbështet Lewandowskin “Po flasim për një lojë të shkëlqyer, karriera e tij flet vetë.”

Marca vjen me titullin: Gabriel Jesus është sulmuesi që Ancelottit pëlqen më shumë.

“Mundo Deportivo” shkruan: Rafa Nadal “Unë nuk jam një super i zgjedhur”.

Ibrahimovic në faqen e parë të “La Gazzeta dello Sport”: Ibra nënshkruan për dashuri. Rinovon për një tarifë simbolike.

“L’Equipe” hapet me titullin: Shërbim minimal. Pas humbjes së tyre (1-2) kundër Danimarkës, të premten e kaluar, blutë lanë që fitorja t’i ikte në fund të ndeshjes.