Vrau mikun pas sherrit në lokal, Prokuroria çon për gjykim dosjen e Leonard Bashaliut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurit Leonadr Bashaliu, i akuzuar për vrasjen e Ylber Xhahyësës, një vit më parë në Elbasan.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se më datë 06.06.2022 kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan cështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K.Penal.

Kjo cështje penale i përket ngjarjes së datës 08.06.2021 ku në fshatin Gjocaj të Peqinit, i pandehuri Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, dtl.16.03.1977.

I pandehuri Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Prokurori i cështjes është Z.Petref Asllani.”

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV