55% e shqiptarëve dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

55% e shqiptarëve janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës. Kështu rezultoi nga një sondazh elektronik që zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit në gjithë territorin e vendit me 3000 SMS krejt të rastësishme.

Vetëm 25% e shqiptarëve nuk e konsiderojnë Bajram Begajn një zgjedhje të goditur, ndërsa 20% të tjerë janë në mëdyshje për këtë zgjedhje (shihni Grafikun 1).

Ndër ata që votuan vjet për partitë e mazhorancës (PS e PSD), plot 95% janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës (shihni Grafikun 2).

Ndër ata që votuan vjet për PD dhe aleatët e saj të vegjël (PD-AN), plot 75% nuk janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës (shihni Grafikun 2).

Ndër ata që votuan vjet për LSI dhe parti të tjera të vogla, më shumë janë janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës se sa nuk janë dakord (shihni Grafikun 3).

Gjysma e mosvotuesve të vjetshëm janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës, ndërsa 47% janë në mëdyshje për këtë zgjedhje (shihni Grafikun 4).

Të fundit

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Lajme të tjera

Web TV