Shpërthen makina e policit rrugor në Kavajë, ishte e parkuar në garazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina e një punonjësi policie ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës. Mësohet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në garazhin e pallatit ku polici Lulzim Muça ishte transferuar me banim së fundmi.

Ndërkohë që mjeti ishte edhe me impiant gazi, ndaj po punohet për sqarimin e rrethanave, nëse ka të bëjë me shpërthimin e një sasie eksplozivi apo jo. Mësohet se polici ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin.

“Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka njoftuar policia.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV