Ura e re që lidh Velipojën me Ulqinin shkurton distancën 72 herë midis dy vendeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kryer një takim pasditen e sotme me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç në kuadër të prezantimit të projektit të urës që do të ndërtohet mbi lumin Buna, e që do të lidhe Ulqinin me Velipojën.

Gjatë takimit janë bërë të ditura disa detaje rreth projektit të urës, e cila do të shkurtojë 72 herë distancën mes dy vendeve. Parashikohet që në total ndërtimi i urës të ketë një kosto prej nëntë milion eurosh.

“Me anë të urës do të kemi një distancë të shkurtuar 72 herë, do të ketë një gjatësi prej 310 metrash me tre harqe e mundësisë C1, e do të ketë mundësi të përdoret nga makinat, autobusët, kamionet, bicikletat. Ka një lartësi që lejon kalimin nën të, në rastin që lumi Buna do të jetë i hapur për mjetet lundruese. Jemi në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar që do të jetë i gatshëm brenda dy muajve. Procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë gjashtë muaj deri në qershor 2023, kostoja e vlerësuar është rreth nënë milion euro dhe mund të jetë gati për 18 muaj.”

Të fundit

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Lajme të tjera

Web TV