“Nuk do përdorim armë”/ Rrëfehen grabitësit e bankës në Koplik, ja si i harxhuan paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë ditën e sotme në burg dy autorët e grabitjes së një banke në Koplik.

Për Bekim Gurrën, Admir Shaban dhe Armir Shaban u caktua masa e sigurisë “arrest me burg, nën akuzë se të tre kanë ideuar dhe kanë kryer grabitjen e parave.

Megjithatë, gjatë seancës të grabitësit janë përplasur me njëri tjetrin, teksa dy vëllezërit Shaba mohojnë ende akuzat, duke i kërkuar Bekim Gurrës shpjegim se përse përmendi emrat e tyre si bashkëpunëtorë.

Gurra, i dyshuar si ideatori i grabitjes, nuk ka preferuar të flasë në gjyq, por më herët përpara organit të akuzës ka rrëfyer ngjarjen duke treguar se gjithçka e ka bërë për të ndihmuar familjen e tij.

“Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune është babai dhe jemi një familje në vështirësi të mëdha ekonomike. Duke qenë në këto kushte me lindi si ide të grabisja filialin e Bankës. Këtë gjë e diskutova me shtetasit Admir Shabaj dhe Armir Shabaj të cilët më mbështetën dhe gjetën edhe një shokun e tyre.”- ka treguar ai.

Më tej ai tregon se ka vjedhur një makinë pa targa në fshatin Kosan dhe më 5 Maj, së bashku me vëllezërit Shaba, kanë bërë disa xhiro përpara bankës.

“Ditën e vjedhjes u thashë djemve se ne do futeshim në bankë, por në asnjë moment nuk do të përdornim armën e zjarrit dhe nëse vinte policia do të dorëzoheshim. Jemi futur në bankë nën kërcënimin e armëve dhe Armiri ka shkuar menjëherë në drejtim të arkës dhe ka marrë vlerat monetare dhe i ka futur në çantë.

Sqaroj se gjatë gjithë ngjarjes, Admiri ka qëndruar në makinë në rolin e shoferit. Pas vjedhjes jemi larguar me shpejtësi ku tek rotondoja e Bajzës nga shpejtësia na është çarë goma e makinës dhe i kemi vendosur me pas flakën. Aty kemi vjedhur një makinë tjetër dhe më pas jemi larguar me shpejtësi të katërt drejt fshatit Kosan dhe pastaj në Shegan. Jemi shpërndarë në drejtime të ndryshme pastaj unë kam hedhur armët ne Shegan ne vendin e quajtur Hurdllana. Kam ikur në shtëpi, kam bërë dush dhe kam dalë nëpër lagje.

Lexo edhe :  Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton

Pas dy orësh jemi takuar me Admirin, Armirin dhe personin tjetër ku kemi numëruar lekët. Pasi kemi ndarë vlerën monetare, unë kam marrë rreth 8 mijë euro dhe jam larguar. Lekët i kam shpenzuar duke blerë rroba si dhe dukë dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. Kam marrë një makinë me qira, 500 mijë lekë ua kam dhënë prindërve. Disa net kam qenë në Tiranë në lokale nate”- ka deklaruar përpara prokurorit Bekim Gurra.

Të rinjtë akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV