Aksidenti me dy viktima në Fier, momenti kur të plagosurit shkojnë në spital (Foto)

Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur në aksion Levan-Tepelenë, ku dy persona kanë ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ambulanca ka shkuar me urgjencë në spital, ndërsa nga mjeti dalin njëri pas tjetrit të gjithë të plagosurit.

Në foton e mëposhtme duket një grua, e cila mban dorën e fashuar. Deri më tani, emrat e tyre nuk dihen.