Firmoset marrëveshja: Punë publike në bashki për të dënuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë firmosur një marrëveshje ku të dënuarit për vepra të lehta ta kompensojnë atë me pune publike. Sipas Manjës, “duhet t’i largohemi filozofisë ‘burg për gjithçka’”

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit që personat e dënuar për vepra të lehta penale të punësohen nga bashkia për punë në komunitet. Sipas Erjon Veliajt kjo është një mundësi tjetër për të miturit ose personat e dënuar për shkelje jo të rënda të ligjit, që ta shlyejnë dënimin duke kryer punë në interes të shoqërisë. “Do jetë realisht e dobishme për komunitetin dhe kur marr parasysh bëhet fjalë për shkelje të një kategorie të lehtë dhe njerëz që kanë një arsim dhe një profesion. Njerëz që mund ti vendosin këto orë në dispozicion të shoqërisë. Në Tiranë nga 3500 dënime nga të cilat 700, 20% janë me orë pune në komunitet, nga kjo listë e gjatë 700 qytetare lirohen nga obligimi, duke bërë diçka të dobishme. Ata rehabilitohen dhe i bën të ndihen që bëjnë diçka të dobishme, sidomos agjencia e parqeve”,tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se kjo risi që po përdoret në Tiranë të dërgohet edhe në qytete të tjera. “Tani që fillon edhe sezoni i plazhit ka nevojë për pastrim dhe mezi pres që duke filluar nga kjo stinë ne të mirëpresim ata bashkëqytetare që besojnë se riintegrohen në mënyrë dinjitoze”, tha Veliaj. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dëmimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë. “Ne do të vëmë në dispozicion të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të gjithë personat e dënuar në konflikt me ligjin, por edhe të miturit e dënuar në konflikt me ligjin me dënim alternativ, punë-interes-publik që ta shlyejnë këtë dëm që i kanë shkatuar interesit publik nëpërmjet punës. Kjo aplikohet në të gjitha vendet e Europës dhe shkon me përputhje edhe me qëllimin e dënimit, që është rehabilitimi dhe riintegrimi social i personave të dënuar në konflikt me ligjin. Përfitimi nga kjo marrëveshje është dyanshëm. Për ne si Ministri e Drejtësisë, si Shërbimi i Provës që mbikqyrin këto dënime, është rehabilitimi dhe integrimi në kohë i këtyre personave, ndërsa publiku, shoqëria në krahun tjetër, kompesohet për dëmin që i kanë shkaktuar këta persona”, përfundoi Manja.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV