Po udhëtonte me gruan dhe vajzën, kush është 43-vjeçari i përfshirë në aksidentin tragjik

Gerti Skënderaj është 43-vjeçari i cili mbeti i plagosur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Mësohet se Skënderaj ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘Opel’ me vajzën dhe bashkëshorten ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’.

Aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, ku mjeti i Skënderaj u shkatërrua tërësisht ndërsa ‘Fordi’ përfundoi në kanal.