RENEA kap “Kel Çamin”, por ai ka një muaj është liruar nga gjykata për ngjarjen e “Pipit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Ndërhyrja e RENEA në Elbasan, kishte si motiv arrestimin e Talo Çelës, Kamer Mehjas, Suel Çelës dhe Gentian Sharrës, por në fakt ky operacion blic nuk solli pritshmëritë e duhura.
Personi i vetëm që policia mendoi se kapën ishte pikërisht Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, i shpallur në kërkim me vendim gjykate për ngjarjen e 21 Prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, që njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Pipi”.
Por siç mësohet, Klemend Xhaferi, rezulton të ketë shuar masën e sigurisë “arrest në burg”, duke fituar lirinë e plotë.

Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë në datën 13 Maj 2022 nga gjyqtari i hetimit, Taulant Tafa. Tafa, pasi është njohur me veprimet hetimore që ka kryer prokuroria karshi, Klemend Xhuvanit, dhe teksa ka analizuar pamjet filmike, ka vendosur ti shuajë masën e sigurisë arrest në burg,Klemend Xhaferit.

Xhaferi sipas pamjeve filmike të verifikuara nga gjyqtari i Elbasanit, nuk ka pasur në duar asnjë armë dhe mjet të paligjshëm ditën e krimit.
Pas ndryshimit të masës së sigurisë, Klemend Xhaferi, ka dalë lirshëm në qytetin e Elbasanit dhe për pasojë, ai është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

Ndalimi “Kel Çamit” është kryer në ambjentet e Tregut-Ushqimor në Elbasan, ndërsa me vehte kishte dhe 12 mijë euro. Klemend Xhaferi, i kujtoi punonjësve të policisë se sasia e eurove ishte shuma e pagesës që ai do bënte tek një spital privat në Tiranë, pasi sipas burimeve të policisë e ka babain të sëmurë me zemër dhe do i nënshtrohej një operacioni.
Ndërkohë në total janë shoqëruar 10 persona, të cilët aktualisht janë duke u marë në pyetje. Disa prej tyre janë liruar ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në ambjentet e policisë së Elbasanit.

Lexo edhe :  U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

 

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV