Bllokohet kompania që merte tenderat e ushqimit, punoi si magazinier dhe Talo Çela

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Është bllokuar kompania e tenderave të ushqimit, që zotërohet nga Olta Sharra, bashkëshortja e Gentian Sharrës, i cili prej më shumë se një muaj u arrestua nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Grabitjes me armë” në dy raste, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gentian Sharra, është person i hetuar në itali për trafik droge, dhe në Shqipëri për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Korrupsion Zgjedhur” dhe së fundmi i nxjerë në dëshminë e Nuredin Dumanit, si njeri shumë i afërm me të kërkuarin Talo Çela.
Talo Çela, rezulton të jetë punësuar me një rrogë 300 mijë lekë të vjetra, pranë kompanisë së gruas të Gentian Sharrës, duke shërbyer si magazinier gjatë muajit Nëntor 2017 deri në muajin Prill 2018.

Gjatë operacionit “Golden Bullid” të zhvilluar në 19 Maj, u arrestua Gentian Sharra, ndërsa në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri sportive dhe 50 mijë euro.
Sharra disponon një kompani ushqimi në emër të Olta Sharrës, gruas së tij. Kjo kompani konsiderohet si një nga asetet më të mëdha, të bllokuara deri në këtë fazë nga prokuroria e Elbasanit. Ndërsa burimet thanë se vijon puna hetimore, për bllokimin e një tjetër kompanie ndërtimi me emrin “MPED-XH GROUP”, ku Olta Sharra është pronare e 50 për qind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e disponon ortaku i saj, Elgert Laskaj.

Hetimi i nisur qysh prej muajit korrik 2021, nga prokurorët Edlira Bako dhe Xhelian Seferi, ka çuar në bllokimin e këtij biznesi,i cili rezulton të ketë përfituar tendera të shumtë nga “Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe institucionet e tjera shtetërore në Bashkinë dhe Qarkun e Elbasan.
Kjo kompani rezulton të ketë marë nga institucionet shqiptare rreth 34 tendera publikë, me vlerë prej 14 milion dollarë. Me vendim të gjykatës së Elbasanit, tashmë prokuroria e këtij qyteti ka vendosur të ngrijë niptin e këtij biznesi, në Degën e Thesarit dhe Drejtorinë e Tatimeve. Kompania në fjalë ka lidhje të forta politike dhe zyrtarë të PS në qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe :  Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Sipas dosjes hetimore Gentian Sharra, ka qënë dy herë në kërkim policor gjatë vitit 2020, por këto kërkime më pas janë shuar.
Tashmë pas vendimit të gjykatës, prokuroria ka bllokuar 7 pasuri të Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra. Disa nga këto pasuri rezultojnë se janë në pronësi të Mustafa Sharrës qysh prej vitit 1994. Ndërsa në sekuestro u vendosën 40 për qind të aksioneve të kompanisë “Boris”, firmë kjo e ç’regjistruar, subjektin “Olta Sharra”, një servis të rregjistruar në emër të Gentian Sharrës si dhe 14 automjete.

Të fundit

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë...

“Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri”/ Papa bën thirrje për paqe

Papa i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të “hedhin poshtë logjikën e ngacmimit dhe hakmarrjes”. Duke folur në audiencën e tij të përgjithshme javore, Papa...

E rëndë në Mamurras/ Gjendet trupi i pa jetë i një 60-vjeçari në një depo uji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të mërkure, është gjetur trupi i...

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin...

E rëndë! Vetvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Ngjeqar ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një...

Lajme të tjera

Web TV