Po kalonte vijat e bardha, si shpëton për “një fije” nga përplasja gruaja në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë ndodh shpesh që këmbësorët të përplasen nga automjetet në vijat e bardha. Policia ka publikuar së fundmi një video në të cilën shihet një grua se si shpëton nga përplasja nga një Benz luksoz.

Drejtuesi i tij ka qenë me shpejtësi dhe vetëm centimetrat e kanë shpëtuar gruan.

Mirëpo, drejtuesi i mjetit lukzos është filmuar nga policia rrugore, e cila ishte në operacion dhe ka marrë gjobën e majme prej 45 mijë lekësh.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tirane

Prej kohesh policia rrugore e Tiranes, ka shtuar kontrollet parandaluese duke aplikuar te gjitha format e patrullimit/monitorimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve rrugore qe shkaktojne jo vetem pasoja te renda per jeten dhe shendetin e personave qe perfshihen ne to, por edhe pasigurite dhe shqetesimet per kedo qe i shikon keto pamje shqetesuese.

Ashtu sikunder shume njerez me te drejte adresojne shqetesime qe lidhen me sigurine e jetes ne rruge, disa te tjere nxitojne te “marrin jete njerezish” ne vendkalimin e tyre, duke manifestuar pa pergjegjshmeri ligjore ne raport me normat e sjelljes ne rruge.

Pamjet jane shum shqetesuese, duke i kerkuar ndjese kembesores, shpresojme qe drejtuesit e mjeteve por jo vetem, te arrijne te reflektojne ne kohe per rendesine qe ka sjellja sipas normave per te gjitha kategorite e perdoruesve te rruges, jo vetem atehere kur behen subjekt i sanksioneve ligjore per shkelje qe mund te rrezikojne por edhe shkaktojne pasoja fatale per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV