Spartak Ngjela bën deklaratën e bujshme: Sokol Olldashi është ekzek*utuar me pagesë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar vite nga vdekja e tyre, avokati Spartak Ngjela ‘plas bombën’ lidhur me vrasjen e Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit.

Ngjela deklaron se dy vrasjet që kanë tronditur politikën shqiptare, janë bërë nga vrasës me pagesë.

“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra”, ka thënë avokati.

Ngjela ka folur dhe për dëshmitë e të penduarit të drejtësisë. Sipas tij, prokurorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi Nuredin Dumani mund të kalojë “në delir”.

“Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, është shprehur ai në emisionin “Pikat mbi i”.

“Duhet të dimë që vrasësit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek vrasësit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…”, vijoi avokati.

Të fundit

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News,...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Lajme të tjera

Web TV