Vritet në atentat 27-vjeçari në Tiranë

Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në aksin rrugor Sauk-Teg.

Policia e Tiranes ka reaguar per shpërthimin e mjetit.

Ka ndërruar jetë i riu që mbeti i plagosur pasi mjeti që ai drejtonte shpërtheu.

Mësohet se Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.