“Zoti e di çfarë sanksionesh do vendosen”/ Vuçiç: Nuk do importojmë naftë ruse që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 nëntori, Serbia nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse për shkak të sanksioneve të BE-së. Lajmin e bëri të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiç sipas medias ruse, TASS i cili shtoi se arsyeja kanë qenë sanksionet e BE-së.

“Dhjetëra probleme të reja dalin çdo ditë. Ne konsumojmë 350 ton naftë në ditë dhe në dimër do të shpenzojmë shtatë herë më shumë. Duhet të gjejmë naftë, nuk ka mjaftueshëm karburant në NIS.

Më 1 nëntor, ne nuk do të jemi më në gjendje të importojmë naftë ruse sipas sanksioneve aktuale dhe Zoti e di se çfarë sanksionesh do të vendosen deri atëherë”, tha Vuçiç.

Më herët, Vuçiç tha se sanksionet e BE-së kundër naftës ruse tërhoqën 600 milionë dollarë nga xhepi i Serbisë.

“Vetëm duke vendosur sanksione ndaj naftës ruse, na kanë marrë direkt 600 milionë dollarë nga xhepi! 600 milionë dollarë janë marrë direkt nga xhepat e qytetarëve serbë, kjo është brenda një viti. Njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë. Kirkuku, nafta irakiane është 31 dollarë. për fuçi më shtrenjtë. Ata na morën 600 milionë dollarë dhe ne ende duhet të investojmë para shtesë për gaz”, tha Vuçiç.

 

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV