Harta Gjyqësore/ KLGJ: Na detyroi situata, mungojnë 184 gjyqtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami foli për hartën e re gjyqësore, duke thënë se ka mungesë gjyqtarësh ndaj është marrë vendimi për shkrirje të gjykatave, gjë ka bërë avokatët të bojkotojnë seancat në të gjithë shkallët e gjyqësorit për katër ditë. Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD, Saimir Korreshi ngriti pyetjen se cfarë i shtyu të marrin vendimin që të lënë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë Shqipërinë dhe Llagami thotë se nuk ka kriter ligjor pasi duhen 7 gjyqtar që të funksionojë në një gjykatë.

“Ne arritëm në përfundim për hartën e re gjyqësore pas tryezës së rrumbullakët. Për të filluar, është çështje teknike që ligji për pushtetin gjyqësor, por të shkojmë në nenet 14/15, ka definicion për madhësinë e gjykatës, për KLGJ që duhet të ketë seksione. Kush është parashikimi ligjor? Një ligj me 3/5. Ata që kanë punë me gjykatat e dinë se disa gjykata ishin me 4 gjyqtar, që nuk kapnin kriterin ligjor. Edhe ato me 5 nuk e kapnin se duhen 7 gjyqtarë në Shkallën e Parë. Ligji thonte që përveç këtij kriteri duhet të mbaje parayssh edhe indikatorët.

Shqetësimi për gjykatën e Apelit Administrativ e kemi të gjithë. Kemi kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve. Që kur filloi ligji për implementimin tregoi se u kalua një çështje që nuk ishte e kësaj gjykate. Thelbi i krijimit të gjykatave ka lidhje me çështjet e reja që vijnë me çdo gjykatë, jo sa backlogu ka, por sa prurje ka. Po të shohim statistikat e Tiranës që është më e madhja, është një nga gjykatat më efektive. Edhe gjykimi i specializuar nuk dështon. Nuk mund të specializojmë gjyqtarë në gjykata të vogla. Nuk mund të jetë efektiv”, tha Llagami.

Lexo edhe :  Berisha nis përrallat: PS bleu vota me bimë kanabisi, vlera 1 mijë euro produkti

Sa i përket të rinjve që dalin nga shkolla e magjistraturës, Llagami sqaroi se deri në vitin 2028 do të ketë 144 kandidatë dhe ata duhet të kenë 3 vite eksperiencë. Me këtë shpjegon se nuk do të ketë gjyqtar të moshës 25 vjeç, por 28 vjeç.

“Sa i përket prurjeve dhe a ka menduar KLGJ për prurje të reja në sistem. Pa diskutim, kemi bërë studim dhe i kemi rritur në mënyrë graduale. Thuhej se do ishte 20%. Ne kemi qenë dhe ka qenë një deklaratë që kemi bërë vazhdimisht që studimet tona janë të matura dhe me hapa të vegjël. Sot kemi arritur që në 2028, duke nisur nga ky vit, parashikohet të hyjnë në sistem 144 kandidatë magjistratë. Këtë vit hyjnë 24, vitin tjetër 35 dhe më pas 45. KLGJ ka propozuar që viti i tretë i magjistratëve të jetë praktikë. Ne mund ti çojmë në gjykata të mëdha për çështje të thjeshta. Kandidatët duhet të kenë 3 vite eksperiencë, q ë do të thotë nuk dalin 25 vjeç, por 28 vjeç”, tha Llagami.

Ndërsa për rekrutimin e gjyqtarëve dhe për propozimin e sekretarëve që punojnë prej vitesh në gjykata, Llagami tha se i ndihmojnë gjyqtarët me çështje të thjeshta. Ndonëse janë 224 gjyqtarë nga 408 që duhet të ishin, punojnë me ritme mbështetje.

“Sa i përket angazhimit të stafit administrativ, kemi angazhuar shumë. Pra sekretarët gjyqësorë të ndihmojnë gjyqtarët për çështje të thjeshta si urdhra ekzekutimi, kthim padie etj. Nëse kemi këtë lloj ritmi, jemi 224 gjyqtarë në sistem nga 408 që duhet të kishim dhe punojnë me ritme prej mbështetjes që ka dhënë Kuvendi”, tha Llagami.

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 20 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet...

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve për marsin tregojnë për një...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Lajme të tjera

Web TV