Esad Pasha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Armand Plaka

Edhe pse vetëm pak ditë më vonë ai do të cilësohej si tradhëtar e madje në fundvitin 1915 me një dekret të veçantë do të dënohej me vdekje në mungesë, si nga Austro-Hungaria, ashtu dhe aleatët e tyre Perandoria Osmane, deri në ditët e fundit të rrethimit të Shkodrës (para se qyteti t’u dorëzohej me marrëveshje serbo-malazezëve) Esad Pasha shihej e vlerësohej në shtypin austriak si “Mbrojtësi i Shkodrës”, sikurse na dëshmon edhe diçitura e kësaj fotoje (gravure) që e kam shkëputur nga një raport i një të përditshmeje vjeneze e datës 23 prill 1913.

Më pas austro-hungarezët do ta sulmonin masivisht atë dhe përkrahësit e tij dhe do ta shihnin si “dorë e zgjatur” e rivalëve të tyre, pikësëpari e italianëve, por edhe e serbëve dhe francezëve.

Para se ndaj tij të qëllonte në Paris Avni Rustemi në vitin 1920, Esad Pasha kishte marrë shumë dekorata nga Serbia dhe Franca (në fakt si i pari ushtarak e politikan shqiptar), dhe ishte angazhuar qartësisht me trupat e tij në krah të Entante-s (me zhargonin e Pasluftës së Dytë, apo me metrin e sotëm: ishte renditur “në anën e duhur të historisë”, në anën e fitimtarëve).

Por kjo s’do ta shpëtonte nga një fat i parashkruar që shënoi gjithashtu edhe fillimin e një fenomeni deri diku të panjohur deri atëherë: eliminin fizik të kundërshtareve politikë, pavarësisht fajeve, gabimeve për të cilat do ishte mirë që jo vetëm ai, por të gjithë të kalonin më parë në gjykim.

Historiografia zyrtare sot, pas demokracisë, në një gjykim më të balancuar ka mundur të sjellë edhe plot aspekte të tjera të jetës së tij politike e më gjerë, duke ia njohur disa kontribute, por peshorja e historise ka anuar më shumë nga tradhëtia, duke i vendosur atij vulën përfundimtare, falë disa akteve që vlerësohen si të pafalshme gjerësisht në gjykimin tonë kolektiv.

Lexo edhe :  1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Të fundit

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua...

Kush kërkon ti presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?

PETRIT DEMIRAJ Grupi i hartimit të Dosjes së Valles Devolliçe  Në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, prej gati një vit administrohet një konflikt jo i...

Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj ëndërre, një lloj kllapie, një...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë...

Lajme të tjera

Web TV