“Ky Mbappe, nuk është Mbappe-ja im”/ Titujt kryesorë të gazetave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato ka hyrë në një fazë tepër të nxehtë dhe tratativat mes shumë futbollistëve të njohur me klube të mëdha kanë avancuar, duke bërë që të jenë kryefjalë e mediave sportive për ditën e sotme.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“Ky Mbappe, nuk është Mbappe-ja im”, është titulli kryesor i “AS”, që në fokusin e saj ka vendosur intervstën e presidentit madrilen, Florentino Perez. Ky i fundit rrëfeu gjithçka sa i përket negociatave për sulmuesin francez, por nuk ja mbylli derën në të ardhmen.

Prima Pagina AS 16/06/2022

“Ofertë e re, 32mln + bonuse” është titulli i “SPORT”, që zbulon lëvizjen e fundit në merkato nga ana e Barcelonës për të afruar sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Prima Pagina Sport 16/06/2022

“Marca” si titull kryesor ka intervistën e Eder Militao, i cili deklaroi: “Alaba dhe unë jemi dyshja më e mirë në botë”

Prima Pagina Marca 16/06/2022

“Përshëndetje, përfundoi”, është titulli i “L’Esportiu”, që triumfoi ndaj Real Madrid me rezultatin 71-69 në basketboll.

Prima Pagina L'Esportiu 16/06/2022

Edhe Mundo Deportivo mban titull kryesor, “Kjo është liga”, duke ju referuar triumfit të katalanasve në basketboll, që barazuan setet ndaj Real Madrid dhe tani do të shkohet në sfidën finale.

Prima Pagina Mundo Deportivo 16/06/2022

“Mirror Sport” flet për situatën në kombëtaren angleze, ku trajneri Southgate ka qenë ‘nën shënjestrën’ e tifozëve pas humbjes 0-4 ndaj Hungarisë. “Tallje për të qëndruar”, është titulli i prestigjiozes angleze.

Prima Pagina Mirror Sport 16/06/2022

“Në tranzit” është titulli i “L’Equipe” ku në fokus është Christophe Galtier, i cili ka gjasa të lërë Lille-n, për të marrë drejtimin e Paris Saint Germain.

Prima Pagina L'Equipe 16/06/2022

Ndërkohë shtypi italian sportiv është fokusuar tek merkato e klubeve kryesore italiane.

“La Gazzeta dello Sport” hapet me lajmin e transferimit të mundshëm nga Chelsea tek Interi të Romelu Lukaku, me dy klubet që kanë nisur negociatat. “Mbërrin Lukaku” është titulli i gazetës italiane.

Lexo edhe :  Arsenali pret Real Madridin në “Emirates Stadium”, formacionet zyrtare të skuadrave

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 16/06/2022

Edhe “Corriere dello Sport” gjithashtu ka në fokus lëvizjen e mundshme të sulmuesit belg drejt zikaltërve. “Lukaku-Inter, po nga Chelsea”, është titulli kryesor në faqen e parë.

Prima Pagina Corriere dello Sport 16/06/2022

“Tuttosport” ka në fokus organikën e Juventusit dhe të rinjtë që mund të bëhen elementë shumë të vlefshëm për skuadrën bardhezi, por edhe nga ata që mund të afrohen në merkato. “E ardhmja e Juventusit” është titulli i gazetës torineze, ndërkohë që në sfond janë lojtarë si: Miretti, Rovella Fagioli,  e Ranocchia.

Prima Pagina Tuttosport 16/06/2022

 

Të fundit

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

VIDEO/ PD hap fushatën, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”

Vetëm pak minuta para nisjes së fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në...

Lajme të tjera

Web TV