“Open Balkan”, serbët ‘bëhen’ me det, na kolonizojnë ekonomikisht”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Nisma “Ballkani i Hapur” ka shënuar disa takime, marrëveshje, por pak përparime përsa i përket përbërjes, duke qenë gjysmak, pasi tre nga gjashtë vendet: Kosova, Mali i Zi dhe Bosjë-Hercegovina, ende nuk janë përfshirë në këtë proces. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vijojnë ti bëjnë thirrje shteteve të tjera të jenë pjesëmarrëse, por të tre liderët përkatës nuk po bindin palën tjetër. Përse ndodh ky mosbesim?

Mosbesimi vjen për shkak të personazheve, që në një mënyrë apo tjetër, kanë përvetësuar ose privatizuar idenë e “Bllaknait të Hapur”: Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. Mjafton të përmendësh këta dy emra që edhe në sinqeritetin e tyre më të lartë, të vihesh gjithsesi në dyshim, nëse do duhet që t’u besosh apo jo. Pra, në pakn fjalë nuk është një problem i atyre që nuk pranojnë të jenë pjesë e këtij projekti, tipik serb, por i atyre që e kanë propozuar këtë nismë ekstramisht, tipikisht dhe veçanërisht në ndihmë të serbëve. Perosnalisht, që nga momentin i parë e kam parë me dyshim këtë nismë, dhe tanimë jam i bindur se implementimi i saj do t’i bëjë nder vetëm Serbisë. Ose më mirë, në më shumë se 90% favorizon serbët përkundrejt vendeve të tjera të Ballkanit Perëndirmor. Më së paku dhe më e rëndësishmja, vë në jetë një ëndërr të kahershme të serbëve, për një dalje në Adriatik, dhe me këtë nismë, Edi Rama i ka plotësuar dëshirën mikut të tij më të madh në Ballkan, Aleksandër Vuçiç.  Duket si në përralla, por është mëse e vërtetë: shqiptarët kthehen 100 e kusur vjet më pas. Në vitet 1920 ishte Esat Pashë Toptani, një figurë tejet e debatueshme e historisë sonë, që më shumë sesa me Fan Nolin, Faik Konicën, Luigj Gurakuqin, Mitat Frashërin, Shefqet Vërlacin, etj, ulej me Pashiçin, një nga serbët gjakatarë që ka masakruar popullsinë shqiptare në përgjithësi dhe atë kosovare në veçanti. Sot, jemi pak a shumë në të njëjtat kushte: Edi Rama e ka më lehtë që të ulet dhe të bëjë pazare me ish-ministrin e propagandës së Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, sesa me liderët kosovarë. Ndaj edhe mospërfshirja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, të paktën në pamje të parë, duket disi e justifikueshme, kur propzues apo inisiatorë janë pikërisht dyshja Vuçiç-Rama.

Në Shqipëri, por edhe Kosovë apo Malin e Zi, druhen se kjo nismë pa një mbikëqyrje ndërkombëtare, të BE-së apo Berlinit zyrtar, nuk do të ketë sukses dhe për më tepër favorizon Serbinë, sidomos në aspektin ekonomik. A janë me bazë këto dyshime? Kujtojmë që Serbia është prodhuesja më e madhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu protagonizmi politik i dyshes Rama-Vuçiç është i dukshëm në këtë drejtim.

Si në planin ekonomik dhe në atë politik apo gjeostartegjik, “Open balkan” është si i qepur enkas për Serbinë. Duke qenë një vend me prodhim shumë më të madh sesa vendet e tjera të Ballkanit, prodhimet serbe do të konkurojnë ndjeshëm ato të vendeve të tjera duke bërë të munudr që në harkun e pak kohëve kjo pjesë e Ballkanit të kolonozihet ekonomikisht nga ana e serbëve. Është, pak a shumë si situata aktuale që po kalon sot Europa me Rusinë. Për më shumë se dy dekada, Evropa, në përgjithësi dhe Gjermania në veçanti lejuan futjen në masë të ekonomisë ruse në kontinent, çka solli një lloj varësie të saj nga Rusia. Sot, vetë kriza që ka sjellë, lufta në Ukrainë me rritjen e çmimeve të gazit, hidrokarbureve dhe ushqimeve bazike, tregon për gafën që kanë bërë europianët. Fiks këtë gjë dëshiron të bëjë sot Vuçiç. Të krijojë një lloj kolonozimi ekonomik në Bllakan, dhe për këtë gjë i duhet një treg i hapur, ku prodhimet serbe nuk ka shanse që ti konkurojë askush. Dhe natyrisht për këtë gjë i duhet ndihma e një vasali mediokër, një “tradhëtari” të interesave të bashkombësave të tij, sikundër është Edi Rama. E kundërta, nuk do kishte arsye që Rama dhe Vuçiç të krijonin këtë nismë, përderisa në vijimësi është “Samiti i Berlinit”, identik sikundër edhe “Open balkan”, por me ndryshimin e madh dhe tejet thelbësor, se në këtë rast “kumbar” është një vend lider i ekonomisë botërore, sikundër Gjermania. Ndaj edhe unë besoj fort se pa një mbikqyrje ndërkombëtare të rreptë, madje unë jam për anullimin total të “Open ballkan”, nuk mund të kemi një proces gjithëpërfshirës, ku “A-ja” e gjithçkaje është Kosova. Pa të, nuk vlen asgjë, kjo për shkak të konjokturave politike: Beograd-Prishtinë-Tiranë, të cilat duhet të marrin fund një herë e mirë.

Lexo edhe :  Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen

Duke u përfshirë në gjeopolitikë: nëse vihet në zbatim projekti i “Samitit të Berlinit” që në ide është thuajse identik i ngjashëm me “Ballkanin e Hapur”, a do binden tre shtetet e tjera për tu bërë në bllok të gjashtë vendet? Gjithnjë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare?

Kjo do të ishte edhe mënyra më e mirë për të pasur një nismë të barabartë, serioze, që shihte të 6-ta shtetet përballë njëra-tjetrës me kushte dhe rregulla të barabarta. Pikërisht kjo gjë kërkohet, të paktën nga Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Por si mund të ndodhë një gjë e tillë ku Serbia, minislisht nuk e njeh kosovën si shtet dhe ku sërish Serbia, vijon të tentojë me të gjitha mënyrat destbilizimin e Bosnjë-Hercegovinës?! Ndaj që një nismë e tillë të bëhet realitet duhet që të ecë në të njëjtat vija që pat vendosur Samiti i Berlinit dhe natyrisht, nën asistencën dhe mbikqyrjen ndërkombëtare. Në të kundërt, asgjë nuk vlen, të paktën jo për shqiptarët.

Së fundmi kancelari gjerman Olaf Scholz vitoi disa shtete të Ballkanit, por në asnjë moment nuk përmendi “Ballkanin e Hapur”, duke lënë të kuptohet se është ende në fuqi “Samiti i Berlinit”, i nisur nga ish-kancelarja Angela Merkel. Gjithashtu ai e bëri të qartë se Serbia duhet të njohë Kosovën për të vijuar më tej procesin e integrimit. Nëse gjashtë vendet bëhen bashkë në idenë e “Ballkanit të Hapur”, apo edhe më ndryshim emri “Samiti i Berlinit”, a do jetë më e mundëshme edhe zgjidhja e problemeve politike dhe etnike sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës?

 

E thanë qartë: edhe kancelari është kundër kësaj nisme. Çfarë duhet të saktësojë më shumë Europa që dyshja Vuçiç-Rama të kuptojnë se “Ballkani i Hapur” nuk ka të ardhme?! Por nëse kjo nuk i shkon përshtat Vuçiçit, politika e të cilit ka qenë dhe mbetet për një Serbi të madhe me dalje ne det, ëndërr e kahershme e serbëve, përse duhet të shitet në këtë farë feje, kryeministri ynë, duke bërë kësisoj lojën e serbëve dhe të planeve ruse për destabilzimin e Ballkanit?! Unë besoj fort se kjo nismë do të dështojë, pasi kundër saj janë shprehur qartë si Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po, Eskobar dhe Borrel kanë përkrahur në një farë mënyre nismë ta këtij lloji, por e kanë thënë qartë se ato duhet të jenë në përputhje të plotë me Samitin e Berlinit dhe absolutisht gjithpërfshirëse. Pra, pa Kosovën minimalisht, “Open Balkan”, nuk vlen dhe nuk duhet të përkrahet nga shqiptaria në mbarë botën.

 

Të fundit

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

Rama për “Corriere Della Sera”: Në 11 maj pres votën e qytetarëve

Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në çeljen zyrtare të negociatave, në...

Lajme të tjera

Web TV