Analisti: Çmimi i naftës në Shqipëri do të shkojë në 5 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Kulla tha mbrëmjën e sotme  se çmimi i naftës në Shqipëri  do të shkojë 5 mijë lekë të vjetra. Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se shkak i çmimit të lartë të naftës, jo vetëm në Shqipëri por edhë në Europë, është problemi i kërkesë/ofertës.

Kulla tha ndër të tjera se të sigurosh çmimin fiks  dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdhaja nafte, por kjo kërkon mundësi financiare të fortë që Shqipëria nuk e ka.

Ilir Kulla: Ne marrim mall importi. Dhe tregtarët tanë e blejnë të gjithë në një burim dhe kur ngrihet çmimi i produktit sepse është problem kërkesë/oferta në të gjithë Europën nuk është vetëm tek ne, ne jemi një treg i vogël, tregtarët tanë janë këta, ne nuk importojmë dot si shtet dhe të krijojmë rezerva të tjera, madje unë shoh me merak të madh dhe një gjë tjetër. Çfarë ndodhi në momente të caktuara me institucione të caktuara sepse do vijë dimri dhe ky karburanti nuk shërben vetëm për makinat, po shërben për spitalet, për Forcat e Armatosura, shërben për policinë. Këto të gjitha këta i blejnë tek kompanitë tona lokale këtu. Dhe këta tanë i blejnë në dy kompani, një në Zvicër dhe një në Itali.

Arian Çani: Po si i bëhet Kulla?

Ilir Kulla: Ta thashë, çmimi ka për të vajtur 5 mijë Lekë. Që të sigurosh çmimin fiks dhe ta mbash, duhet ta blesh që tani me sasi të mëdhaja dhe kjo kërkon mundësi financiare të fortë, gjë që këta nuk e kanë. Kryeministri tha një gjë që do vëmë garanci sovrane për kompani të cilat importojnë mallrat e shportës, ndoshta do duhet që e njëjta të ndodhi dhe për mallrat e konsumit energjetik. Ose do heqësh akcizat, sepse çmimi është i lartë për shkak të akcizave, ose do fiksosh një çmim dhe do ta blesh për një kohë shumë të gjatë.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV