Djegia e mbetjeve urbane në Shijak/ Agron Duka bën denoncimin: Të hetohet krimi mjedisor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rikthyer problemi i djegies së mbeturinave urbane në vend, veçanërisht në qytetin e Shijakut. Banorët e kësaj zone janë ankuar për rrezikun që përbën djegia e mbetjeve në hapësira publike.

Deputeti i kësaj zone dhe njëkohësisht Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka denoncuar këtë rast. Ai bashkohet me shqetësimin e qytetarëve dhe kërkon hetimin dhe marrjen e masave për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

Denoncimi i plotë:

Të hetohet krimi mjedisor që u bëhet banorëve të Shijakut!

Prej disa ditësh banorët e qytetit të Shijakut dhe jo vetëm, janë duke jetuar mes smogut të krijuar nga djegia e mbeturinave urbane.

Është rikthyer e njëjta skemë, kur mbetjet digjen natën, për të mos u parë nga qytetarët.

Pamjet tregojnë renë e tymit që pushton hapësirën, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Vetë banorët kanë filmuar dhe denoncojnë këtë gjendje.

Si deputet i asaj zone, unë bashkohem me shqetësimin e tyre dhe kërkoj marrjen e masave për ti dhënë fund menjëherë, kësaj praktike “menaxhimi” të mbetjeve.

Djegia e mbetjeve në hapësira publike është tashmë një krim mjedisor, ndaj dhe unë nxis organet ligjzbatuese të hetojnë për këto raste.

Agron Duka!
Kryetar i PAA

Të fundit

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Lajme të tjera

Web TV