Ekspertët për reformën: Duhet depolitizim i administratës zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma Zgjedhore mbetet një sfidë e vazhdueshme për politikën, ku edhe pse bëhen ndryshime, diskutime dhe premtime, sërish në çdo zgjedhje ka problematika. Ekspertët e fushës thonë se kërkohet depolitizim i plotë i administratës zgjedhore dhe dhënia e mundësisë që emigrantët të votojnë.

Politika përgjithësisht i largohet mendjes së eksperteve, pasi këta sznojnë rregullimin e një sisitemi, ndërsa politika e sheh se çfarë do të përfitojë vet. Tashmë që po hidhen mbi tavolinë medimet për Reformën Zgjedhore, që përgjithësisht e rishohim çdo dy vjet edhe ekspertët mendojnë se politika nuk i merr fare në konsideratë mendimin e tyre. Puna për reformën zgjedhore veç aktorëve politikë përfshin edhe ekspertët që vazhdimisht kanë qenë prezent me sugjerimet e tyre. Drejtorja ekzekutive e shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, sheh të nevojshme një reformë të thellë dhe të pandikuar nga interesat e politikës që sipas saj në fokus kanë vetëm zgjedhjet e radhës. “Natyrisht, ky lloj diskutimi duhet të finalizohet dhe duhet ta kemi këtë lloj produkti. Aktorët e politikës në Shqipëri duhet ta kenë në qasjen e tyre për të pasur një vizion se sa afatgjatë dhe sa vizionar duhet të jetë”, tha Meta. Të njëjtin mendim ndan edhe drejtuesi i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të konsoliduara, Premto Gogo, i cili thekson se nuk ka pasur diskutime të mirëfillta në lidhje më këtë çështje, por vetëm marrëveshje mes dy forcave kryesore politike në vend që sipas tij kanë prodhuar paqëndrueshmëritë e sistemit. “Sapo përqafojmë një sistem nuk e lëmë që të prodhojë rezultatet e veta në mënyrë që të kolaudohet dhe shkojmë në ndryshime të tjera, duke krijuar paqëndrueshmëri të sistemit”, thotë ai. Mundësimi i votës së emigrantëve dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë disa prej poblematikave që sipas ekspertëve duhen adresuar. “Administrata shtetërore duhet të ndahet dallueshëm nga politika dhe ligji për partitë politike që duhet të bëjë që partitë politike të kenë detyrime”, shton Gogo. “Pati premtin për votën e emigrantëve, depolitizimit e administratës zgjedhore, një shqetësim të madh përbën kosto e fushatave, financimi i partive politike”, tha Gerta Meta. Meta nuk jep një propozim për llojin e sistemit që duhet të përdoret, por thekson se në fokus duhet të mbahet interesi i votuesve. “Ndërhyrjet në sistem duhet të jenë të menduar shumë mirë për t’i shërbyer interesit shqiptar për të tejkalkuluar gjithë votën”, tha ajo. Gogo sheh sistemin proporcioal kombëtar me lista të hapura si të duhurin, por sipas tij kjo duhet të shoqërohet me një rishikim tërësor të ligjit themeltar të shtetit. “Ka nevojë për një shikim të thelluar të kushtetutës në Shqipëri”, thekson Gogo. Ekspertët në fund ngrenë shqetësimit që pavarësisht problematikave që adresojnë ato nuk janë marrë parasysh nga përfaqësuesit e politikës.

Të fundit

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e...

Ylli Manjani: Treni bullgar i PS nuk e justifikon dot “ruletën ruse” të PD

"Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës. I qëlloi...

“Show must go on!” Barcelona zyrtarizon rinovimin e shumëpritur

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Hansi Flick, duke i besuar drejtimin e skuadrës deri në verën e vitit 2027. Lajmi...

“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës në...

50% e kërkesave janë refuzuar, ndërrimi i operatorit të numrave celularë ende me probleme

Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),...

Lajme të tjera

Web TV