Sherr për parakalim, qëllohet me 7 plumba 30-vjeçari në Elbasan

Një sulm me armë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi është qëlluar shtatë herë me armë, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur atë.

Shkak i këtij sulmi me armë në lagjen “Skënderbej” është bërë sherri që Bekteshi ka pasur me 38-vjeçarin me iniciale E.M., i cii banon në të njëjtën lagje.

Autori 38-vjeçar dhe Bekteshi janë konfliktuar 3 javë më parë me njëri-tjetrin për një parakalim të gabuar me makinë.

Autori i ka zënë pritë 30-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT, e cila u gjet disa metra vendngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje janë  gjetur 7 gëzhoja arme.