Vra*sja e 5-vjeçares/ Sot marrja në pyetje e nënës, dyshimet për bashkëpunëtorë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martina Patti, 23-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare Elena, do të dëgjohet sot në burg nga gjyqtarja hetuese Daniela Monaco Crea. E dyshuara akuzohet për vrasje të shumëfishtë me paramendim dhe fshehje të kufomës. Gruaja është nën vëzhgim në seksionin e burgut të grave, në Piazza Lanza në Catania. Ajo është thirrur vazhdimisht në infermieri për mbështetje psikologjike, por përshkruhet si e qetë.

Telefonatat pas vrasjes

Para hetuesve do t’i duhet të rikthejë ditën e krimit dhe në veçanti dy orët e fundit në të cilën ndodhi vrasja, fshehja e trupit dhe kërkesat e shumta për ndihmë nga të afërmit. Sipas asaj që raporton Il Messaggero, telefonata të shumta dalin nga tabulatet e telefonit të së resë, mes 14 dhe 15, pas vrasjes së Elenës së vogël. Dyshimi është se mes personave të kontaktuar nga Martina ka ndonjë bashkëpunëtor, dikush që mund ta ketë ndihmuar për të hequr qafe trupin e vajzës së saj.

Motivi dhe arma e vrasjes

“Bashkë do ta vlerësojmë”, nënvizon avokati i gruas, Gabriele Celesti, nëse do t’i përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit apo do të përdorë të drejtën për të mos u përgjigjur. Ndër pikat ende për t’u sqaruar janë edhe motivi dhe arma e vrasjes.

Imazhet nga kamerat e sigurisë

Për të hedhur dritë mbi këto aspekte, hetuesit po shfletojnë pamjet e regjistruara nga një kamerat e sigurisë, që synon zonën e shtëpisë së gruas. Videoja mund të bëjë të mundur të konstatohet nëse dikush ka arritur tek Martina dhe për sa kohë ka ndaluar. Megjithatë, për momentin, konfidencialiteti maksimal vlen për regjistrimet. Detaje të reja mund të dalin edhe nga rezultatet e autopsisë, që do të kryhet sot mbi trupin e vajzës, në morgun e spitalit Cannizzaro në Catania. Prokurori dhe avokati Gabriele Celesti, që mbron gruan, kanë caktuar konsulentët e tyre.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV