“E dinim që kishte lidhje me një vajzë por..”/ Flet motra e 26-vjeçarit që u vra në Maliq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autopsia në trupin e Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i vdekur në rezervuarin e Maliqit tregoi se ai ishte vrarë përpara se të hidhej në ujë.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për shkak të një vajze, ndërsa për ngjarjen ka folur dhe motra e tij, e ka zbuluar se 26-vjeçari prej disa ditësh ndihej i kërcënuar nga personat që në fund i morën jetën.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mërzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin”- ka treguar ajo.

“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë”- vazhdoi më tej.

Zhdukjen e Martin Çeços e denoncoi i ati, ndërkohë që pas kërkimeve, trupi i pajetë i të riut u gjet të rezervuarin e fshatit Kolanec. Viktima ka pasur shenja në fyt, ç’ka bëri prokurorinë të hetojë dhe pistën e vrasjes. Pas hetimeve, rezulton që në 12 qershor, tre shtetas e kanë mbytur 26-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar për ta inskenuar si vetëvrasje.

Të fundit

Rama ndan pamjet nga Akademia Politike, ja këshilla që iu dha deputetëve të rinj

Kreu i Partisë Socialiste ka ndarë një video nga takimi në atë që tashmë quhet “Akademia Politike”, me deputetët...

Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!

Dritan Hila  Miq të mi, madje deri te të afërm të mi, pyesin nëse jemi në prag të një lufte botërore ku në lojë do...

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes së...

Plani i Kurtit për ndërtimin e 2 urave mbi lumin Ibër/ Reagon BE: S’jemi në dijeni!

Bashkimi Europian as nuk është në dijeni as nuk është i përfshirë në projektin për ndërtim të dy urave mbi lumin Ibër, paralelisht me...

Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

Nga Simon Hadaj Sali Berisha vijon të sillet me cinizëm ndaj demokratëve, duke u fshehur pas retorikës boshe dhe duke refuzuar të thotë të vërtetën...

Lajme të tjera

Web TV