Martin Çeço është mbytur me litar nga tre persona, të cilët më pas kanë hedhur trupin në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Fjala.al ka siguruar foton e viktimës.
Policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar 3 të rinj, të cilët pasi e kanë vrarë Çeçon kanë inskenuar mbytjen e tij në liqen.
Trupi i pajetë i të riut u gjet pas denoncimit të familjarëve të tij.Personat e vënë në prangat e policisë janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.