Flasin fqinjët e 26-vjeçarit të vr*arë në Maliq: I vëllai donte të vri*ste veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flasin fqinjët e 26-vjeçarit Martin Çeco, i cili u mbyt me litar nga tre persona dhe më pas u hodh në rezervuarin e Maliqit.

Një prej tyre është shprehur se viktima ka qenë një person shumë pozitiv dhe i qetë, ndërsa për familjen e tij theksojnë se nuk janë aspak problematik por punëtor.

“Djalë shumë i mirë, ne po bëjmë vite afër kësaj familje jemi komshinj, ata shikonin punën e tyre. Ne jemi habitur s’po marrim dot veten, i ati se ka kuptuar akoma është në gjendje shumë të rëndë, edhe i vëllai donte të mbytej mbrëmë”, tha fqinjja e familjes Çeço.

Më tej ajo  ka bërë me dije se i ati i të ndjerit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore  dhe është transportuar në spital pasi mori vesh lajmin e kobshëm.

 

 

“E kemi shpënë në spital të atin, është shumë keq. Motra e ka denoncuar rastin në polici. Djali nuk prekte një mizë, nuk ishte problematik, at e bir punonin, janë në kushte skandaloze por punonin dhe jetonin me krahët e tyre”, rrëfeu ajo në vijim.

Një tjetër fqinje e familjes së viktimës nënvizon po ashtu se Martini ishte një person që nuk shqetësonte askënd dhe se janë habitur kur kanë marrë vesh lajmin.

“Ne jemi komshinj, djali nuk ngatërroheshe me njeri, na ka ardhur shumë keq, kur e morëm vesh që si u mbyt na u drodh mishi, si ka mundësi ai, as nuk ngacmonte as nuk trazonte njeri. Neve kur morëm vesh për lidhje u çuditëm ai nuk ju fliste as vajzave të fshatit jo të lidheshe. Thonë që vajza ishte nga Goskova, të tjerët thonë është nga Marjani i Oparit. As autorët nuk i njohim ai nuk ngatërrohej as me shokët. Me të atin shkonte shumë, motrat i ka të martuara, vëllai punon në Maqedoni. Kur u shpall i humbur e kërkonte i ati pastaj nga policia e morëm vesh që e gjetën të mbytur”, tha fqinja.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV