Dosja e trafikantit në Korçë/ Investoi me para CASH, por hotelin ia kaloi tezes së gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Zbulohet dosja e aktivitetit kriminal të Erion Demollit, 36 vjeçarit nga Korçë, të cilit policia dhe prokuroria e këtij qyteti i sekuestruan pak ditë më parë hotelin “Tree Hotel” me vlerë disa milion euro.

I riu i përfshirë në trafikun e kokainës, pasurinë luksoze ja kishte kaluar në pronësi tezes së bashkëjetueses së tij, shtetases Leonora Kalaja.
Ndërsa për ta administruar biznesin kujdesej, nëna e Erionit, Fatime Demolli dhe bashkëjetuesja 31-vjeçare Elefteria Mara. Në dokumentacionin e siguruar rezulton se pasuria e bllokuar, ishte blerë në 16 janar të vitit 2019 nga tezja e bashkëjetueses së Erion Demollit, me një vlerë prej 95 milion lekë të vjetra.

Blerësja Leonora Kalaja, ka një afktivitet tregtar në Korçë të quajtur “Linja 150”, por biznesi i saj nuk e justifikon financiarisht blerjen e kësaj pasurie dhe ndërtimin e hetelit luksoz.
Kalaja i ka treguar policisë se blerjen e ka kryer me lekë CASH në dorë pasi shumën financiare e mbante në shtëpie, së bashku me motrën e saj, Florenca Mara.
Aq më tepër që godina në momentin e blerjes, ka qënë me dy kate dhe më pas është ndërtuar pa lejë dhe një kat i tretë, duke sjellë legalizmin e kësaj shtese pa leje dhe hipotekimin e komplet godinës në emër të Leonora Kalaja.
Sipas Kalasë, investimi që ajo ka kryer në të gjithë godinën, për ta kthyer atë në një hotel, ka qënë 150 milion lekë të vjetra. Mirëpo pas ndërtimit të hotelit, kjo e fundit ka lidhur një kontratë hua-përdorimi me mbesën e saj, Elefteria Mara, duke “lejuar” këtë të fundit do përdorë godinën për aktivitet financiar dhe shërbim hoteli.
Çuditërisht kontrata ka një afat përdorimi prej 25 vitesh, dhe është falas pa asnjë përfitim financiar.

Një pjesë e pasurisë që është verifikuar nga prokuroria, ka qënë dhe ajo e bashkëjetueses së Erion Demollit, Elefteria Mara, nënës së bashkëjetueses, Florenca Mara, dhe tezes së bashkëjetueses, Leonora Kalaja.

Lexo edhe :  Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Në raportin mbi të dhënat e aktivitetit kriminal të përpiluar nga Policia e Shtetit, rezulton se Erion Demolli, prej disa vitesh ka kryer trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Këtë aktivitet ai e ka nisur fillimisht në qytetin e Korçës dhe Pogradecit dhe më pas e ka transferuar në Gjermani. Ku të ardhurat e fituara, dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme në qytetin e Korçës, duke ndërtuar hotelin luksoz “Tree Hotel”.
Sipas raportit Erion Demolli, në vitin 2009 është arrestuar në qytetin e Pogradecit, me një sasi lënde narkotike Kokainë.

Për këtë ngjarje në Maj 2010, fillimisht ai u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Pogradecit, por më pas ka qënë gjykata e Apelit Korçë, që vendosur të bëjë ndryshimin e vendimin, duke e dënuar përfundimisht Demollin, me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Në raport Policia e Shtetit, evidenton faktin se Erion Demolli, nuk ka qënë ndonjëherë në kërkim ndërkombëtar, por në vitin 2013, ai rezulton të jetë arrestuar nga policia Federale e Frankfurtit në Gjermani.
Ndalimi i Demollit është bërë pikërisht në aeroportin e Frankfurtit, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve Narkotike” në doza jo të vogla.
Për këtë aktivitet kriminal ai është dënuar me burg dhe më pas deportuar nga Gjermani në Shqipëri.

Policia thotë se bashkëjetuesja e Erion Demollit, Elefteria Mara 31 vjeç, zotëron një apartament me vlerë 50 mijë euro dhe një automjet tip BMË me vlerë 20 mijë euro.
Dyshohet se të dyja këto pasuri, thuhet në raportin policor, janë investuar nga Erion Demolli, me qëllim për ti fshehur. Gjithashtu ka të dhëna se ky shtetas ka blerë në zonën e Voskopojës një banesë, të cilën e përdor si lokal bashkëjetuesja e tij, Elefteria Mara.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV