Asnjë ndalesë në kufi, Rama në Kosovë: Të heqim edhe përshëndetjen e policit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga 1 qershori deri më 30 shtator mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kufij.

Po ashtu edhe për festat zyrtare apo në fundjavë nuk do të ketë kontrolle dhe asnjë ndalesë në doganën mes dy shteteve. Marrëveshja është arritur sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator dhe për çdo fundjave apo dite festash. Sot shqiptarët do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit të mos krijohet asnjë radhë.” tha Bledi Çuçi

Çuçi: Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët.

Rama: Çka janë këto disa lehtësira. Se imagjinoj dot veten të pres në makinë këto.

Ministri i Brendshëm i Kosovë: Polici thjeshtë më uroi udhëtim të mbarë.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura në mbledhje.

“Mund t’jua kurseni këtë urim qytetarëve dhe kur kalojnë të mos kenë policë fare që i kurojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për cdo 500 makina. Mund të ndodhë kjo apo duhet patjetër që policët të përshëndesin të gjithë. E kam thënë që mbledhjen e parë, vetëm ministrat e brendshëm do të firmosin një marrëveshje të tillë. Shpresoj që në korrik, qytetarët të vijnë pa ia uruar policia mirëseardhjen”, tha Rama.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV