Harron Shakirën, Pique kapet “mat” me një bionde të mistershme në Stockholm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e Gerard Pique-s me Shakirën ka habitur opinionin publik, por sigurisht jo çiftin, i cili tashmë prej disa muajsh ishte i ndarë, siç kanë treguar njerëzit e afërt. Që në momentin që u publikua lajmi, qarkulluan shumë zëra për jetën private të qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili sipas tabloidëve po shijon një stil jete intensive.

Siç raporton “Socialite”, Pique ka udhëtuar drejt kryeqytetit suedez të Stockholmit për arsye biznesi dhe më pas ka shkuar në një festë të mbushur plot me njerëz të famshëm.

Ngjarja në të cilën mori pjesë ishte samiti ndërkombëtar i quajtur ‘Mendjet e shkëlqyera’, një kongres që bashkon të gjitha llojet e personaliteteve nga të gjitha anët e globit. Pique u ftua nga CEO i “Spotify”, Daniel Ek, i cili së fundmi arriti një marrëveshje sponsorizimi me Barcelonën.

https://twitter.com/socialitet5/status/1538503439151661056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1538503439151661056%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fpique-kapet-mat-me-nje-bionde-te-mistershme-ne-stokholm-foto%2F

Influencuesja Katrin Zytomierska zbuloi disa detaje nga festa, duke konfirmuar se Pique ishte aty së bashku me një grua bionde. “Pique kishte veshur një xhup të zi, si gjithë të tjerët”, tha ajo për “Socialite”.

“Është një festë shumë e veçantë në Stockholm. Nuk ishte shumë vonë, ora 12 e natës.” Sipas deklaratave të saj, Pique u takua me Alicia Keys, Naomi Campbell dhe Edward Norton, si dhe ndikues të tjerë dhe biznesmenë të rëndësishëm.

Telefonat celularë nuk ishin të ndaluar në festë dhe mund të bëheshin foto dhe video. Per kete arsye eshte dokumentuar edhe prania e mbrojtesit katalanas, i cili mund te mos jete ne planet e Barcelona-s, por klubi i ka borxh 100 mln euro me rroga e bonuse qe duhet t’ia jape…

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV