Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Edicioni sepcial i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Lajmin e ka bërë me dijë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
‘Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!’- shkruan Veliaj.