Vetingu në Kosovë/ Manja: Në Shqipëri do ta kalojmë edhe sfidën e vakancave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes së dy qeverive në Kosovë, Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me Vetingun që Kosova planifikon të zbatojë dhe ku përvoja e Shqipërisë shihet si shumë e rëndësishme. “

Ne tashmë i kemi ndarë përvojat tona me Albulenën në lidhje me procesin e Vetingut në Shqipëri, sepse takimet dhe kontaktet tona kanë qenë të shpeshta, të drejtpërdrejta, jo vetëm në nivelin e dy ministrive por edhe të grupeve të deputeteve në nivel parlamentar.

“Jam i bindur që ekspertët e Kosovës janë të familjarizuar me procesin e Vetingut në Shqipëri. Është një proces që zhvillohet me tre plane, në rrafshin e kontrollit të pasurisë, të figurës, por edhe të aftësive profesionale”, është shprehur Manja. Sipas tij e rëndësishme është që nga proçesi i Vetingut që do të zhvillohet në Kosovë, të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë nuk ka lënë pa përmendur edhe proçesin e Vetingut në vendin tonë, i cili përfundon në vitin 2024.

“Ne, sot që flasim, kemi vetuar gati 650 subjekte nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë që ka Shqipëria dhe 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri nuk kanë arritur ta kalojnë filtrin e Vetingut. Komponenti kryesor ku ata nuk kanë arritur të jenë bindës për Komisionet e Vetingut ka qënë pasuria”, është shprehur Manja duke shtuar se tashmë një tjetër sfidë për t’u përballuar është plotësimi i vakancave për shkak të largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por ai është treguar optimist: “Unë besoj do ta përballojmë me një koordinim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë”, ka theksuar Manja. Për të, Shkolla e Magjistraturës është faktor i rëndësishëm në proçesin e mbarimit të Vetingut.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV