Detajet/ Martin Çeço u njoh me 18-vjeçaren në byrektore dhe u vra nga ish i dashuri i saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë ku një 26-vjeçar është gjendur i mbytur në rezervuarin e Maliqit.

Bëhet me dije se Martin Çeço u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Sipas raportimeve ai fillimisht u raportuar i mbytur por pas ekspertizës, rezultoi se ai ishte vrarë fillimisht. Në trupin e viktimës, ekspertët kriminalistikë të Policisë së Korçës kanë evidentuar në pjesën e fytit shenja që policia dyshon se i janë shkaktuar nga 3 persona të cilët tashmë janë arrestuar. Kështu në pranga përfunduan Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Dy të fundit kushërinj me njëri tjetrin. Autorët akuzohen se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje.
Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë Martina. P.

Burime bëjnë me dije se Martin Çeço kishte njohje me vajzën me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën.

Valter Mollaj 43 vjeçari i martuar, nga fshati Marjan i Korçës, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Tinën, por pas ndarjes ai kishte vijuar kontrollin ndaj të resë. Tina, punonte në një byrektore, pikërisht vendi ku për herë të parë u takuan me Martin Çeçon, ku do të niste dhe historia e dashurisë.

Sipas deklaratës së dhënë nga Blenti Angjo, pas arrestimit të tij dhe dy kushërinjve ku ai punonte, ai deklaroi se vrasjen me litar e kreu Valter Mollaj, personi i cili gjatë gjithë kohës e kërcënonte 26-vjeçarin, për të ndërprerë lidhjen e tij me 18-vjeçaren.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV