Dy turq vr*në shqiptarin në Gjermani dhe ikën në Izmir, Turqia nuk i ekstradon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësit e një shqiptari në Gjermani, mund të mos dënohen për krimin që kanë bërë.

Mediat gjermane shtrojnë pyetjen nëse do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizim rrufe”.

Bëhet fjalë për Erkan A. dhe mikun e tij. Erkan A. 35-vjeç konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar

Ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Town”. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi. Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit.

Krimi i rëndë ndodhi më 19 shkurt të vitit 2016, ku shqiptari Kushtrim P. 29-vjeç u qëllua në fytyrë disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u tha se krimi ndodhi pas një incidenti të momentit por më pas u mësua se ai u vra sepse kishte hyrë në “shisha bar” të dy bosëve turq dhe aty gjeti një sasi droge me vlerë disa mijëra euro. Nga inati dhe në shenjë hakmarrje dy bosët turq kanë vënë një shpërblim prej 4 mijë eurosh për këdo që u sillte shqiptari që e akuzonin për vjedhje të lëndës narkotike. Natën e krimit dikush e spiunoi shqiptarin dhe dy turqit erdhën dhe e vranë.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV