“U rrit me lekë”/ Flet për herë të parë babai i Aleksandër Sadikajt pas atentatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka folur për herë të parë për mediat babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj, pas vrasjes së të birit me eksploziv në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat Fatmir Sadikaj rrëfeu jetën e të birit, duke thënë se është rritur me lekë, siç tregoi i ati, i ka dërguar lekë vetë nga Anglia, ku punonte si emigrant.

Sa i përket dënimit të 27-vjeçarit për vjedhje, Fatmir Sadikaj pranoi ngjarjen, duke u shprehur se e ka mbyllur vetë atë çështje me lekë.

“Ai ka lindur e rritur me lekë. Jeta e tij ka qenë në emigrim, e kam marr unë në krah 1 vjeç dhe e kam çuar në Greqi. Pastaj, unë kam ikur në Angli, ku i kam dërguar lekë. Janë të gjitha me dokumente, është e kotë të hidhem e përdridhem unë. Janë të gjitha të dokumentuara, i ka gjykatësi në Berat. Kur jam ndarë, kam dalë vetëm me një xhaketë dhe isha i detyruar t’ua lija të gjitha fëmijëve. Unë jam divorcuar para tetë vitesh. Nuk mora asgjë, përveçse një xhaketë nga ajo shtëpi. I kishte të tëra djali im, i shtrenjti im që më iku, krahu im i djathtë”, tha ai.

Lidhur me akuzat për vjedhje ndaj Aleksandrit, babai i të ndjerit tha se “E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqohen me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, po me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku i tij ja ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë. Nuk di që të ketë akuza të tjera ndaj Aleksandrit. Nuk kemi rrjedhur nga këto familje, jemi familje që jetojmë me djersën tonë në majë të malit”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV