Nuk ndodhte prej 4 dekadash! Inflacioni në Britaninë e Madhe arrin nivelin më të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Norma e inflacionit të Britanisë arriti në 9.1 për qind në maj, një nivel rekord në katër dekadat e fundit. Zyra për Statistikat Kombëtare tha të mërkurën se inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit sërish në muajin maj, niveli më i lartë që nga viti 1982.

Ekonomisti Grant Fitzner tha se “rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve dhe çmimet e larta rekord të karburanteve u kompensuan nga kostot e veshjeve që u rritën më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Rritja ishte në përputhje me pritjet e analistëve dhe sinjalizon se nuk ka një fund të shpejtë të rritjes së kostos së jetesës me të cilën përballen miliona njerëz në Britani. Banka e Anglisë thotë se inflacioni mund të arrijë në 11 për qind në tetor kur të hiqet edhe kufiri në faturat e brendshme të energjisë.

Miliona njerëz në Britani, si ata në të gjithë Evropën, po përballen me rritjen e kostos së tyre të jetesës, pjesërisht të nxitura nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po kufizon furnizimet me energji dhe produkte ushqimore, siç është gruri.

 

 

Presioni po i shtyn punëtorët të kërkojnë rritje të konsiderueshme të pagave, një lëvizje që qeveria konservatore argumenton mund të çojë inflacionin edhe më të lartë.

Mijëra punëtorë hekurudhorë hynë të martën në grevë, duke kërkuar rritje të pagave, ndërsa aeroportet e vendit tashmë janë paralizuar për më shumë se një muaj për shkak të mungesës së stafit.

Nën presionin për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet britanike, që po përballen me goditjen më të rëndë ekonomike në dekada, kryeministri Boris Johnson, tha se greva do të dëmtonte bizneset, ndërsa ato vazhdojnë të rimëkëmben nga pandemia./rel

Të fundit

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajme të tjera

Web TV