“Numri më u ulët i vras*jeve në histori”. Nga 1 janari janë 15 viktima

Tabela/Vit pas viti, sa shqiptarë janë vrarë nga 1990-ta deri sot

Ndonëse ka një perceptim të rritjes së kriminalitetit në vend shifrat flasin ndryshe.

Sipas Josif Shtëmbarit, shefi sektori në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit rezulton se nga 1 janari deri sot në të gjithë vendin janë regjistruar 15 të vrarë duke shënuar shifrën më të ulët të ngjarjeve kriminale dhe viktimave për një periudhë afër gjashtë mujorë.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Shtëmbari deklaroi se kjo është shifra më e ulët në histori që na viti 1990. Përfaqësuesi i lartë i policisë tha se nga këto 15 ngjarje janë zbuluar 11 dhe janë pa zbuluar 4 prej tyre.

Ndërkohë sipas të dhënave që nga viti 1990 e deri sot në Shqipëri janë shënuar 6743 viktima në ngjarje kriminale. Viti me më pak viktima është 2017-ta me 43 të vrarë dhe me më shumë viktima viti 1997 me 1542 të vrarë.

Megjithatë Josif Shtëmbari pranoi se pavarësisht numrit të ulët disa ngjarje kanë qenë me impakt negativ për shoqërinë.

Duke iu referuar ngjarjes së 11 qershorit pranë rrethrotullimit të TEG në Tiranë ku pas një shpërthimi me telekomandë u ekzekutua 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, Shtëmbari deklaroi se nga mënyra e ekzekutimit cilësohet nga më të rëndat. Por sipas tij policia është drejt zbardhjes dhe shumë shpejt do bëhen publikë autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

TË VRARËT NË SHQIPËRI 1990-2022

Viti 1990/205 të vrarë

Viti 1991/205 të vrarë

Viti 1992/251 të vrarë

Viti 1993/268 të vrarë

Viti 1994/265 të vrarë

Viti 1995/210 të vrarë

Lexo edhe :  KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

Viti 1996/248 të vrarë

Viti 1997/1542 të vrarë

Viti 1998/573 të vrarë

Viti 1999/496 të vrarë

Viti 2000/275 të vrarë

Viti 2001/208 të vrarë

Viti  2002/179 të vrarë

Viti 2003/144 të vrarë

Viti 2004/119 të vrarë

Viti 2005/131 të vrarë

Viti 2006/87 të vrarë

Viti 2007/103 të vrarë

Viti 2008/88 të vrarë

Viti 2009/82 të vrarë

Viti 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/125 të vrarë

VITI 2013/107 të vrarë

VITI 2014/98 të vrarë

VITI 2015/54 të vrarë

VITI 2016/71 të vrarë

VITI 2017/43 të vrarë

VITI 2018/55 të vrarë

VITI 2019/52 të vrarë

VITI 2020/52 të vrarë

VITI 2021/61 të vrarë

VITI 2022/15 të vrarë (1 janar-21 qershor)

GJITHSEJ: 6743 të vrarë