U gjet trupi i 55-vjeçarit që u vetëhodh në lumin Vjosë, sapo ishte divorcuar nga gruaja

Ditën e sotme është gjetur trupi i Agim Pelushit, i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Vjosë pasi u vetëhodh.

Mësohet se 55-vjeçari nuk kishte shumë kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ishte emigrant në Greqi.

Viktima ishte zhdukur prej 4 ditësh dhe ishte larguar nga banesa e prindërve dhe nuk është kthyer më. Kallëzimi për zhdukjen e tij është bërë ditën e sotme nga motra e tij me iniciale, V.P.