Berisha në rrugë, publikim përgjimesh dhe protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar publikim të përgjimeve, që sipas tij janë përfshirë zyrtarë të lartë me elementë të krimit. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për protestë masive më 7 korrik kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediat në hyrje të Parlamentit, deklaroi se “sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit dhe e vetmja rrugë është protesta”. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha e vetmja zgjidhje për Shqipërinë është të dalin në protesta. “Sirenat e alarmit për Shqipërinë në rrezik po bien në të katër anët e vendit. Mbrëmë, në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile, kryefjala ishte një dhe vetëm një: protestë. Qytetarët shqiptarë, duke nisur nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh; ndjejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht të marrin në dorë fatin e tyre dhe vendit të tyre. Kjo protestë është në datën 7 korrik, në orën 19:00, në Tiranë. E gjithë Tirana do të protestojë ndaj qeverisë. Me vendosjen e monizmit, kushtetueshmëria e kësaj qeveria ka rënë në mënyrë përfundimtare, tha Berisha. I pyetur nëse do të jetë edhe LSI-ja në protestë, ai tha se protesta është i hapur për të gjithë. “Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 7 të darkës. Në Tiranë, në rrugë dhe sheshin e saj më të madh, Tirana do derdhet”, tha Berisha. Sipas tij, kjo është protestë edhe e shoqërisë civile. “Kjo nuk është një protestë vetëm e PD-së, por edhe e shoqërisë civile. Rama do të largohet”, shtoi kreu i demokratëve. Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Taulant Ballën për lidhje me anëtarin e bandës së Elbasanit, Gentian Sharra. Në një deklaratë jashtë parlamentit, duke iu drejtuar Ballës si Taulant Bego, Berisha tha se mes tij dhe Sharrës ekzistojnë 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Sipas tij, Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për Ballën dhe PS-në në Elbasan. “Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Ramës. Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit. Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës”, tha Berisha. Ai tha se Sharra është njeriu që ka blerë vota për Taulant Begon. “Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë. Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit. Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë”, tha Berisha.

Të fundit

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Analiza/ Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas...

Bashkëshortja feston 40-vjetorin, Mark Zuckerberg bën performancën e pazakontë

Mark Zuckerberg tërhoqi vëmendjen gjatë ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Priscilla Chan. Ai surprizoi gruan e tij në 40-vjetorin e saj me një performancë...

Lajme të tjera

Web TV