Shakira dhe Gerard Pique njoftuan ndarjen javë më parë, por nuk e thanë kurrë arsyen e vërtetë, pasi kërkuan privatësi për hir të familjes, ndonëse ish i dashuri i një motre të këngëtares, zbuloi të vërtetën e ndarjes mes tyre. Rrëfimi është bërë për median spanjolle EsDiario .
Roberto Garcia, ish i dashuri i njërës prej motrave të Shakirës, ka folur në një intervistë për median spanjolle EsDiario në të cilën siguroi se ish-kunata e tij dhe futbollisti dukeshin të kishin një marrëdhënie perfekte, por në realitet problemet mes tyre, filluan muaj më parë dhe arsyet ishin thjesht ekonomike.
Garcia tha se në një rast Pique i kërkoi këngëtares kolumbiane një shumë të madhe parash për të investuar në biznese të tjera, por këngëtarja e Waka Waka refuzoi, sepse prindërit e saj nuk ishin dakord dhe janë pikërisht ata që japin aprovimin e fundit të mbi financat e Shakirës.
Që nga ai moment marrëdhënia u prish dhe filloi me zënka të vazhdueshme që përfunduan duke i ndarë.
Fjalët e Roberto Garcias
“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Me sa duket, Pique do t’i kishte kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejne paratë dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%”, tha Roberto Garcia.
Ai gjithashtu theksoi se këngëtarja e suksesshme e dinte gjithmonë se marrëdhënia e saj me futbollistin nuk do të kalonte kurrë përtej planit martesor, pasi gjoja do ta kishte fiksuar atë që të ishte babai i fëmijëve të saj: “Shakira e fiksoi Pique-në sepse i pëlqente të ishte babai i fëmijëve të saj, por ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=G1k1MQPMkWM