E rëndë/ Treni “shtyp” dy emigrantë që flinin në hekurudhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.

Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV