Me pushime në Shqipëri, italiani humb kontrollin e makinës, aksidentohet rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Memaliaj-Mallakastër.

Një automjet i marrë me qira nga një italian ka dalë nga rruga, e për pasojë është përplasur me karrexhatën anësore metalike.

Drejtuesi i mjetit i cili po vinte ne drejtimin jugor, ka pësuar lëndime serioze dhe është transportuar menjëherë në spital.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ne vendin e quajtur Mogila gati 4 km nga qyteti i Memaliajt.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje.