Si u asgj*sua banda e “skifterëve” shqiptarë, bënin kërdinë në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bandë grabitësish shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se kanë thyer disa banesa në Milano. Prokuroria e Milanos thotë se grupi shqiptarë janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh banesash ndërsa hetimet kanë nisur me identifikimin e një makine të vjedhur dhe që përdorej nga banda për të çuar grupin në vendet e vjedhjeve dhe më pas për t’u arratisur.

Në këtë mjet kriminelët vendosnin targa që herë pas here ua hiqnin vjedhurazi makinave të tjera, për të vështirësuar gjurmimin. Me anë të përgjimeve u zbulua se shqiptarët vodhën në 4 banesa më 22-23 qershor, duke u ngjitur nga çatia.

Policia arriti të gjente një makinë të vjedhur, mjete që përdoreshin për vjedhjet, një pistoletë, para cash, bizhuteri dhe orë.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano , ndërsa anëtari i katërt i dyshuar 27-vjeçar, i gjurmuar në një apartament në zonën Niguarda, i rezistoi kontrollit të agjentëve megjithatë u kap. Më pas rezultoi se ai akuzohej edhe për tentativë vrasje në korrik të 2021.

Të fundit

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense...

Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan, me Serbinë si qendra e projektit

Studime të reja të instituteve gjermane tregojnë për një model të sofistikuar të infiltrimit kinez në Ballkanin Perëndimor – përmes spiunazhit digjital, investimeve strategjike...

Lajme të tjera

Web TV