Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në samitin e NATO-s në Madrid që të ftohet edhe Kosova në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Ai u bëri apel vendeve që ende nuk e kanë njohur atë, të vlerësojnë qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Kievi zyrtar nuk e ka njohur ende.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale bisedën e zhvilluar dje me Presidentin e SHBA, Joe Biden, duke shkruar se Kreu i SHBA ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë.
Gjithashtu, në mesazhin në “Twitter’, kryeministri shqiptar thekson se ka kërkuar në Samitin e NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Shefi i Qeverisë Shqiptare ka kërkuar në takimin në NATO që të njohin Kosovën në Bashkimin Europian.
“Sot në NATO kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama. Sipas Kryeministrit, Biden ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA. “Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, ka shkruar Rama në faqen e tij të “Twitter”.
Rama tha se përtej 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ai ka vlerësuar marrëveshjne e arritur mes Suedisë për suportin që Turqia ju dha dy shteteve skandinave.
“Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të re krah Presidentit të SHBA, Joe Biden. Siç shihet në foton që ndan Rama, të dy zyrtarët e lartë shfaqet të qeshur krah njëri-tjetrit. Fotografia e takimit të tyre u shkrep gjatë Samitit të djeshëm të NATO-s, në Madrid të Spanjës. ”Photo of the Day”, shkruan Rama mes tjerash në “Facebook”.